Gjiknuri- Schulz, diskutim për çështjet e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Sfidat me të cilat ndeshet aktualisht Bashkimi Evropian dhe çështjet e integrimit të Shqipërisë, kanë qenë në qendër të një bashkëbisedimi që Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, zhvilloi në Berlin me ish-Presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz, aktualisht drejtues i “Friedrich Ebert Stiftung”.
Në një postim në rrjetin e tij social, Gjiknuri nënvizon se është gjithmonë kënaqësi të takosh Martin Schulz, një mik i imi dhe mbështetës solid i Shqipërisë, aktualisht President i “Friedrich Ebert Stiftung”.
“E falenderova për bashkëpunimin dhe mbështetjen që fondacioni i ka dhënë Partisë Socialiste. Diskutuam për çështjet e integrimit në Bashkimin Evropian, rrugën e Shqipërisë dhe sfidat me të cilat ndeshet aktualisht Bashkimi Evropian”,- shkruan Gjiknuri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




