Gjikondi: Arrestimi i Goros është produkt i SPAK-ut

Juristja Brizida Gjikondi është shprehur në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit, në RTSH 1 se arrestimit i kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro nuk ka lidhje aspak me politikën, por është gjithçka produkt i drejtësisë.
Sipas Gjikondit, politika ka bërë autogol sidomos në rastin e Fredi Belerit. Ndërsa theksoi se në rastin e Jorgo Goros u evidentua fakti sipas saj se kryeministri Rama nuk ka asnjë influecë ndaj SPAK-ut sepse në të kundërt nuk do të ishte arrestuar Jorgo Goro.
“Unë mendoj se e gjithë situata nuk ka lidhje me politikën. Është totalisht produkt i drejtësisë. Politika ka bërë autogol sepse Beleri tha në fillim se “mua më arrestoi Edi Rama se do të pengoja vjedhjen e pronave dhe tokave nga ana e tij”.
Në atë kallëzim që ai bëri tregoi se Rama nuk ka influencë mbi SPAK-un sepse nuk do të ishte bërë i mundur arrestimi i Jorgo Goros. I ra edhe teza e tij, edhe atyre të tjerëve që e mbështetin se Beleri gjoja po mbronte pronat e shqiptarëve në Himarë.
Është për të ardhur keq që 31 kryetarë bashkish të dënuar apo janë në proces hetimi, nuk mund të thuash që përgjegjësia është personale.
Nuk mund të themi se është fajësi por që moralisht dhe politikisht ka një abuzim të tejskajshëm të titullarëve nëpër bashki apo ministri dhe drejtori, dhe po të mos ishte SPAK-u, nuk ka asnjë vetë reflektim nga ana e PS-ja, që kanë arritur fundin duke abuzuar me pushtetin që i kanë dhënë shqiptarët”, tha Gjikondi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




