Gjikondi: Berisha e përdor PD-në si çamçakëz. Bardhi ngeci tek rrugica e Berishës

Politikë | 3 vite më parë

Juristja Brisida Gjikondi hodhi akuza të forta në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa tha se ky i fundit e përdor Partinë Demokratike si “çamçakëz” që mund ta përtypë sa herë të dojë. Në emisionin “3D” në RTSH, Gjikondi u shpreh se Berisha po e përdor partinë për hallet e tij personale.

Lidhur me faktin që Gazment Bardhi iu bashkua sot protestës poshtë banesës së Berishë, Gjikondi theksoi se në fakti ai nuk vajti me dëshirë, por “ngeci aty”.

“Nuk e besoj që nën frymën e infektuar të Berishës mund të ketë opozitë të bashkuar Shqipëria, kjo është e sigurt. Edhe krerët e partive të vogla vënë si kusht për bashkimin e tyre mospasjen e Berishës në krye. Është për të ardhur keq se pikërisht sot, Berisha nga ballkoni i tij na shpalli edhe datën 20 shkurt për protestën e radhës që tregon se Berisha nuk pyet fare për deputetë e struktura dhe vendos ai. Berisha e ka përdorur PD-në si ato çamçakëzët që futen në gojë dhe e ha sa herë të duash. E bën vetëm për hallin e tij personal. Sa për pjesën e Bardhit, ai sot ngeci te rrugica, nuk vajti me dëshirë, për arsye rrethanore kur doli nga Parlamenti nuk mund të shkëputej nga ajo protestë aty dhe për inerci shkoi. Bardhin e ka kompleksuar prej disa ditësh Flamur Noka kur ishte në Amerikë, pasi thoshte që të presim Bardhin për të vendosur mbi bashkimin e opozitës. Mbështetësit e Berishës e panë si tradhtar që vajti në gojën e ujkut që i shpalli liderin non grata”, tha Gjikondi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme