Gjikondi: Emigrantët duhet t’i mirëpresim! Marrëveshja të ishte transparente

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër ka nxitur jo pak debate në vend. Për të folur mbi këtë temë, juristja Brizida Gjikondi e ftuar në emisionin “3D” u shpreh se shqiptarët i kanë hapur gjithmonë shtëpitë e tyre për miqtë.
“Personalisht hyj tek ato persona që më vjen keq nga ky reagim negativ i shqiptarëve për atë që po ndodh. Në shtëpitë veriore ka qëndruar shprehja:”shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut” rezulton që ne e kemi vetëm në kanun por nuk e kemi në praktik”, tha Gjikondi.
Gjithashtu Gjikondi u shpreh se marrëveshja midis kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij Melonit duhet të ishte transparente mbi të gjitha për qytetarët e Lezhës.
“Pavarësisht si marrëveshje, si protokoll ka shumë këndvështrime, sepse unë do ta shikoja më shumë një protokoll politik të Rames dhe Melonit për zbatueshmerinë për mua është në pikëpyetje dhe mendoj që kryeministri Rama ka bërë llogaritjet e tij në lidhje me fuqinë që ka Italia. Në thelb unë jam me parimin që ta kemi zemrën të hapur dhe shtëpinë të hapur pavarësisht se janë të paftuar nga ana jonë, nuk duhet të jemi zemër ngurtë. Baza e demokracisë janë tre themele, transparenca, informacioni dhe pjesëmarrja”, u shpreh Gjikondi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




