Gjikondi: Rama, mesazh të koduar për SPAK. Hapja e 21 Janarit meritë e familjes Nika, jo e PS

Politikë | 3 vite më parë

Juristja Brisida Gjikondi ka deklaruar në studion e “3D” në RTSH 1 se qëndrimi i kryeministrit Edi Rama ndaj 21 janarit është një mesazh i koduar për SPAK-un dhe kreun e saj.

Sipas Gjikondit, çështja e 21 janarit është proceduar totalisht nga familja e të ndjerit Aleks Nika dhe se qeveria e politika e ka përdorur vazhdimisht ngjarjen tragjike.

Ajo vuri në dukje se vetëm falë vullnetit të familjarëve të Aleks Nikës, çështja e 21 janarit është hapur në Strasburg, e cila sipas Gjikondit tregoi se kjo  çështje nuk është hetuar si duhet.

“Më shumë e shikoj si një mesazh të koduar që Rama u jep prokurorëve të SPAK-ut, sidomos kryeprokurorit të SPAK-ut sepse ata dinë shumë gjëra që ne nuk i dimë.

Po të kishim qenë republikë prokurorësh, ne parlamentin do ta kishim bosh, te qeveria do ishin vetëm rojet e godinave sepse kjo klasë politike është vërtet për t’u çaktivizuar dhe proceduar penalisht për të gjithë ato që ka bërë. Rama tha disa të pavërteta.

Çështja e 21 janarit është proceduar totalisht nga familja e të ndjerit Aleks Nika. Pavarësisht se është përdorur sa herë është 21 janari, ku përveç karafilave dhe ofertave financiare ndaj familjarëve ka bërë edhe shashka sikur ka dërguar kallëzime në SPAK, të cilat janë bërë me bujë por kur janë pushuar nuk është ndjerë askush kur janë pushuar.

Vetëm falë vullnetit të familjarëve të Aleks Nikës, çështja është hapur në Strasburg, çështje që ka penalizuar edhe qeverinë shqiptare që nuk ka hetuar si duhet”, tha Gjikondi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme