Gjirokastër, 0 raste me grip stinor te moshat pediatrike

Sociale | 6 vite më parë

Edhe pse periudha janar-mars njihet si sezoni i gripit stinor, në Gjirokastër nuk është shënuar asnjë rast te moshat pediatrike. Kjo konfirmohet nga shefi i Shërbimit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Edmond Kotoni. Sipas tij, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar situata është më e qetë. Më së miri flasin shifrat e vizitave dhe shtrimeve në pavion, të cilat janë përgjysmuar. Sigurisht që për ndihmë të parë janë paraqitur edhe fëmijë të cilët pas testit kanë rezultuar të infektuar me Covid, por ecuria e tyre shëndetësore ka qënë e mirë.

“Zakonisht paraqiten 10-20 fëmijë gjatë 24 orëve, me temperaturë. Për diferencimin e rasteve me Covid pyesim familjarët dhe rekomandojmë tamponin si të vetmen mënyrë, pasi simptomat janë të ngjashme. U japim mjekimin dhe këshillat e duhura. Raste të rënda nuk kemi pasur, vetëm një vajzë 13 vjeçe kemi dërguar në Tiranë, ku ka ecur shumë mirë dhe tashmë është në shtëpi nën kujdesin e mjekes së familjes. Shtrime ka shumë pak. Kryesisht janë një ditore. Aktualisht kemi në pavion dy fëmijë, një me pneumoni dhe një me diare akute. Kjo periudhë krahasuar me vitin e kaluar shënon përgjysmim të vizitave dhe shtrimeve në pediatri. Sivjet nuk kemi pasur asnjë rast të dyshuar apo të konfirmuar me grip stinor. Ndoshta kjo dhe nga mosfrekuentimi fizik i institucioneve arsimore.” – shpjegon Shefi i Shërbimit Pediatrik, Edmond Kotoni.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme