Gjirokastër/960 përfitues të ndihmës ekonomike për muajin janar 2021 në rang qarku

Në qarkun e Gjirokastrës kanë rezultuar 960 përfitues të ndihmës ekonomike nga rreth 1100 aplikantë për muajin janar të vitit 2021.Kreu I drejtorise rajonale të shërbimit social Gjirokastër Magdalena Margariti gjatë pronocimit për RTSH GJIROKASTRA është shprehur se në krahasim me janarin e vitit të kaluar është shënuar një rritje e përfitimit të kësaj ndihme ku gjatë kësaj periudhe kanë rezultuar 893 të tillë.Sipas Margaritit lidhur me individët jopërfitues ka pohuar se një e treta e kësaj kategorie nuk kanë bërë deklarime të sakta dhe pjesa e mbetur si pasojë e mungesës së pikëve të mjaftueshme.
“Kemi pasur gjatë janarit të vitit 2021 rreth 960 përfitues të ndihmës ekonomike nga rreth 1100 aplikantë në rang qarku.Duke bërë një analizë krahasuar me vitin 2020 në janar të këtij viti kanë qënë 893 përfitues.Nga kjo vihet re një rritje e numrit të përfituesve të skemave të caktuara nga qeveria shqiptare.Viti që lamë pas ishte i veçantë për faktin se familjet në nevojë si shkak i përhapjes së pandemisë Covid-19 kanë përfituar dyfishin e ndihmës ekonomike.Lidhur me jo përfituesit janë rreth 160 familje të kësaj kategorie ku një e treta e tyre nuk kanë bërë deklarime të sakta dhe ato janë konstatuar gjatë verifikimeve të kryera nga bashkitë dhe pjesa tjetër s ka përfituar si shkak i mungesës së pikëve të mjaftueshme për tu bërë pjesë e këtyre skemave”
Burime pranë kësaj drejtorie bëjnë të ditur se ka një ulje të aplikantëve që vijnë nga zonat rurale të largëta dhe bëjnë thirrje për tu bërë pjesë e skemave respektive të ndihmës ekonomike
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




