Gjirokastër, inaugurohet “Qyteti i trafikut” mbi sigurinë rrugore për fëmijët

Sociale | 4 vite më parë

“Qyteti i trafikut”, një kënd edukativ mbi sigurinë rrugore për fëmijët , është hapur edhe në Gjirokastër.

Ai është pjesë nga programet më të reja që ARRSH dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka ngritur së bashku me ambasadën polake për sa i përket sigurisë rrugore.

”Për të rritur qytetarë të mirë në drejtim të automjeteve duhet të investojmë te fëmijët. Përmes argëtimit këtu fëmijët edhe mësojnë”, deklaroi ministrja Belinda Balluku.

Ndërsa ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh se Gjirokastra edhe për shkak të relievit, i ka me pakicë hapësirat për zbavitjen e fëmijëve. “Tanimë këtu fëmijët edhe do të edukohen dhe do të zbaviten”, shtoi ajo.

Drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi shpjegoi se kjo qendër “Do të ketë ditë të hapura, ku instruktorë të ARRSH-së të vijnë të mësojnë fëmijët, ndërsa do të jetë i hapur për nxënësit e shkollave për të zhvilluar lëndët që lidhen me sigurinë rrugore dhe do të instruktohen nga instruktorë të ARRSH dhe Policisë së Shtetit”.

Këndi do t’u shërbejë jo vetëm fëmijëve të Gjirokastrës, por edhe të bashkive Përmet, Tepelenë dhe Delvinë.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme