Gjirokastër/Segmenti rural Hundkuq-Andon Poçi prej 30 vitesh i amortizuar.Banorët kërkojnë ndërhyrje

Fshati Hundkuq,njësia administrative Odrie i vendosur 13 kilometra nga qyteti i Gjirokastrës vuan nga mungesa e infrastrukturës rrugore.Aksi rural prej 3 kilometrash Hundkuq-Andon Poçi i cili lidh këtë fshat me autostradën Gjirokastër-Tepelenë prej më shumë se 30 vitesh ndodhet në gjendje të amortizuar.Gjatë periudhës së reshjeve me intensitet të lartë ky segment tejmbushet me ujë duke rrezikuar kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve,shkak i cili izolon 25 familjet që jetojnë aty.Banorët e fshatit Hundkuq të pyetur nga RTSH Gjirokastra kanë pohuar se pavarësisht ndërhyrjeve në rrugët e saj të brendshme apelojnë për të ndërhyrë mbi aksin në fjalë pasi ky e lidh fshatin me qytetin e Gjirokastrës.
“Rruga e Hundkuqit ka prej më shumë se 30 vitesh që ndodhet në këtë situatë.Kur ka shira rruga bëhet copë copë dhe makinat sa herë vijnë në fshat shkatërrohen.Bashkia ka ndërhyrë në rrugët e brendshme duke hedhur betonin por kërkojmë dhe ndërhyrje sa më emergjente mbi rrugën pasi është i vetmi që na lidh me Gjirokastrën dhe me fshatrat e tjera”
Nevojat që kërkojnë banorët e fshatit Hundkuq janë jetike dhe vënia në zbatim e projekteve do ndikojnë pozitivisht në dobi të këtij komuniteti.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




