Gjirokastër/Telat elektrike mes pallateve dhe banesave,rrezik për qytetarët

Sociale | 6 vite më parë

Në lagjet e Gjirokastrës kryesisht në zonën e quajtur Katrori në lagjien 18 Shtatori e cila është nga pjesët më të frenkuentuara të qytetit të gurtë  dhe në Hazmurat, rrjetat e telave merimangë gjenden pothuajse kudo pranë dritareve të pallateve dhe banesave. Madje shpesh herë ato janë të ndërthurura me kabllot e energjisë elektrike duke u bërë burim rreziku.Natyrisht ky problem  krijohet për banorët e këtyre zonave të cilët kalojnë çdo ditë pranë këtyre kabllove duke rrezikuar dhe jetën.Këtë shqetësim e shprehin këta të fundit të pyetur për mikrofonin e RTSH Gjirokastra.

“Problemi i kabllove ekziston prej shumë vitesh dhe është rrezik për ne.Rrezikojnë fëmijët kur luajnë mes pallateve dhe makinat kur kalojnë.Kjo pamje me tlat si merimangë lë shije mjaft të shëmtuar.Ata që e kanë përgjegjësi të ndërhyjnë për sistemimin e tyre”

Kabllot të cilat për vite qëndrojnë të varura dhe të zgjatura deri afër tokës krijojnë pasiguri për qytetarët.Rreziku bëhet edhe më i madh kur ndryshimet e motit sjellin shi me erëra të forta.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme