Gjirokastër, zjarr i madh në malin mbi fshatin Mashkullor

Një zjarr ka rënë mbi fshatin Mashkullor të Bashkisë Gjirokastër, i cili ka përfshirë malin dhe po përhapet me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme toke me barëra dhe shkurre.
Në operacion për shuarjen e zjarrit janë 20 forca vullnetare, 6 punonjës mbështetës zjarrfikës, 11 zjarrfikës të MZSH.
Të pranishmit po përpiqen të venë zjarrin nën kontroll me mjete rrethanore, pompa uji shpine. Për shkak të terrenit të vështirë malor, nuk është e mundur që të hynë automjetet zjarrfikëse.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



