Gjokutaj: Revolta e Metës, rrjedhojë e presionit të Dumanit

Reagimet e fundit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me sulme të drejtpërdrejta ndaj SPAK dhe kreut të këtij Institucioni, Alin Dumani, kanë qenë kryefjala e politikës në ditët e fundit në vend.
Avokati Genc Gjokutaj, në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH, u shpreh se reagimet e Metës, sipas tij, vijnë për shkak të sjelljes së Dumanit dhe SPAK ndaj kreut të PL-së.
“Rasti me Dumanin, në fakt është reagim në përpjestim të drejtë me mënyrën si Dumani dhe SPAK është sjellë me të. Ai i atribuon ato fjalë dhe nuk është në interesin e tij të shpikë, por nëse zoti Dumani në atë pozicion i çon mesazhe jo institucionale dhe jo me atë cilësi, jo me porosira, asaj i atribuohet dhe revolta e tij është pikërisht drejtuar këtu. Nëse ky fakt ka ndodhur, ky është një presion jo juridik, kjo është të dalësh nga shinat e procesit. Meta mban përgjegjësi për ato që ka thënë sepse nëse nuk do kishin ndodhur këto nuk ka pse revoltohet, ai nuk bën teatër”, u shpreh ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



