“Gjuha e Luizit e papranueshme”. Balina Bodinaku vitin tjetër opinioniste?

Kulturë | 4 vite më parë

Balina Bodinaku ishte me Ermal Peçin këtë të diel në programin “Më prit në fundjavë” .Edhe pse ajo nuk ishte këtë vit opinioniste në Big Brother Vip, nuk i ka shpëtuar dot jehonës së reality show. Gazetarja i tregoi Ermalit se presionin që po ndjejnë dy opinionistët aktual e ka ende të freskët nga eksperienca e saj e vjetshme, duke nënvizuar aspak normale gjuhën që përdoret kundër tyre.

“Opinionet mbeten opinione. Ti duhet ta respektosh, ta dëgjosh. Mund të mos pëlqejë, por duhet ta respektosh opinionin e dikujt në lidhje me një temë të caktuar”, tha Bodinaku duke shtuar se edhe rastet e dhunës janë të pa tolerueshme.

A ka pasur momente që nga kolltuku e divani i shtëpisë së saj ajo është revoltuar me ngjarje të programit?

“Gjuha e Luiz Ejllit herët e fundit ka qenë e papranueshme. Po të isha opinioniste aty do ta thosha patjetër”, shtoi Balina.

Edhe pse nuk është në karrigen e programit ajo bën shpesh LIVE në Instagram për ecurinë e BBVip. Nuk ndahet dot nga jehona e programit?

“Të gjithë flasin për ta, për ngjarjet aty. Edhe nëse e bëj për audiencë, për ndjekës nuk shoh asgjë të keqe. Nëse më rriten ndjekësit nga këto LIVE, le të rriten s’ka asgjë të keqe”, përfundoi Bodinaku.

A do të rikthehet edicionin tjetër? Balina duket se nuk mbyll dyer në projektet e saj dhe la të hapur mundësinë e rikthimit në spektakël.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme