Gjuha shqipe pas ilirishtes/ Gjuhëtari Mancaku: Shqipja, bijë e trungut indoeuropian

Diskutimet dhe debatet e ngritura për artikullin e botuar në revistën “Science” ka ngjallur kureshtjen e shqiptarëve, por sidomos mes tyre, për albanologjinë, e cila konfirmon lashtësinë e shqipes.
Gjuhëtari dhe profesori Seit Mancaku thotë se shqipja i ka rrënjët e hershme dhe se studimi në fjalë përforcon idenë se shqipja është bijë parësore e trungut të pemës së familjes indoeuropiane.
“Shqipja nuk është gjë tjetër, por vazhdimësi e ilirishtes. Kjo vërtetohet edhe nga ana historike, edhe nga ana gjuhësore. Për shembull, emrat e vendeve. Në qoftë se në periudhën greko-romake, një emër si Shkodra quhej ‘Skodra’. Pra është vazhdim i saj, sepse në gjuhët e tjera nuk vazhdon kështu. Serbishtja e ka ‘Skadar’, italishtja ‘Scutari’. Vetëm shqipja tregon se vazhdon trajtën e vjetër,” thotë prof. Mancaku.
Shqipja në rrugëtimin e saj, pas ndarjes së trungut të indoeuropianishtes, lidhet më shumë me greqishten dhe armenishten.
Një ide e tillë është e mirëpranuar dhe aspak e re, edhe mes gjuhëtarëve europianë bashkëkohorë që merren me shqipen, si Joachim Matzinger, Stefan Schumacher, Olav Hackstein, Brian Joseph etj. edhe pse në grupimin mes këtyre gjuhëve mund të ndryshojë disi nga njëri te tjetri.
Gazetar: Norel Zaimi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




