Gjykata e Lartë rrëzon Berishën, lihet në fuqi masa e sigurisë ndaj ish-kryeministrit

Politikë | 3 vite më parë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Prej 3 muaj në arrest shtëpie, Berisha kërkoi lirinë në Gjykatën e Lartë, por edhe kjo përpjekje e tij u rrëzua.

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi masën ndaj Berishës, atë të arrestit shtëpiak.

“Kolegji Penal, pasi shqyrtoi ne tërësi dhe ne themel te gjitha shkaqet e parashtruara ne rekursin e paraqitur nga Z. Sali Berisha, vendosi: Lënien ne fuqi te vendimit nr. 15 date 25.01.2024,  te Gjykatës se Apelit te Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” bëhet e ditur në njoftimin për media.

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha është në hetim për çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani, gjatë kohës kur ai ishte kryeministër.

Ai dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, gjithashtu në arrest shtëpie, në përfitimin e pronave të truallit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme