Gjykata e Tiranës nuk vendos ç’regjistrimin e Lulzim Bashës

Politikë | 4 vite më parë

Gjykata e Tiranës nuk e ka bërë ende ç’regjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar të Partisë Demokratike nga regjistri i partive edhe pse ai publikisht prej një viti ka deklaruar se dorëhiqet.

Për këtë arsye, Gjykatën e ka vënë në lëvizje njëra nga kandidatët për kryetarë, brenda PD në zgjedhjet e qershorit 2021, Edith Harxhi, ndërsa në seancën e zhvilluar këtë të mërkurë, ajo i kërkoi Gjykatës të marrë në dorëzim prova të dorëheqjes së Bashës. Ajo tha se Gjykata nuk i pranoi provat duke e komentuar si tendencioze këtë qendrim të gjykatës.

“Seanca e radhës pritet të jetë në prill”, nënvizon Harxhi ndërsa thotë se Dokumenti i dorëheqjes së Bashës nuk është dorëzuar nga Gazmend Bardhi.

Ndërkohë Gjykata e Tiranës sqaroi në një njoftim se seanca e sotme u shty pasi vetë pala paditëse kërkoi kohë për të përmbledhur me shkrim parashtrimet e saj. E njëjta kërkesë është bërë edhe nga avokati që përfaqësoi në këtë seancë Partinë Demokratike, drejtuar nga Gazmend Bardhi.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme