Gjykata liron nga burgu nënën lehonë, por duhet të paguajë gjobën

Aktualitet | 4 vite më parë

Lirohet nga burgu Diana Bahçja, gruaja e cila u mor në burg duke lënë në shtëpi fëmijën 8 ditësh.

Gruaja ishte dënuar me rreth 2 muaj burg për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë dhe në qershor 2022 ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 50 ditë burg e konvertuar në gjobë.

Vendimi u ekzekutua nga Policia më 7 Mars të këtij viti, ndërkohë historia e Dianës ngjalli reagimin e shumë qytetarëve.  

Sot në Gjykatën e Tiranës gjyqtari Ardit Mustafaj shqyrtoi kërkesën për pezullimin e vendimit.

Avokatët kërkuan lirim, duke pasur parasysh se fëmija i saj është vetëm pak ditësh dhe kërkojnë përkujdesjen e saj. Edhe prokuroria pranoi kërkesën por kërkoi që gjoba prej 20 mijë lekësh duhej të shlyhej.

Avokati deklaroi se shumë persona janë solidarizuar për ta paguar gjobën.

“Ne kemi marrë shumë telefonata nga njerëz të ndryshëm që janë vetëofruar për të paguar gjobën dhe do të kontaktojnë me bashkëshortin. Duhet të jetë rreth 200 mijë lekë shifra që do të shlyejë,” tha avokati.

Arrestimi i saj më 7 mars solli reagime te shumta, madje dhe debat në sallën e parlamentit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme