Gjylameti kërkesë KQZ: Më vini në dispozicion pamjet filmike të numërimit të votave

Zgjedhje 2025 | 1 vit më parë

Blerina Gjylameti, kandidatja e për deputete nga Partia Socialiste në listën e hapur në qarkun e Tiranës, nëpërmjet një shkrese të drejtuar KQZ-së, kërkon pamjet filmike të numërimit të votave në të gjithë qarkun.

Në shkresën drejtuar këtij institucioni, Gjylameti shkruan; “I nderuar zoti Celibashi! Unë kërkuesja, në cilësinë e kandidates për deputete në zonën zgjedhore Qarku Tiranë për zgjedhjet parlamentare të datës 11.05.2025, Ju drejtohem me këtë kërkesë për të më vënë në dispozicion pamjet filmike të procesit të numërimit të votave të subjekteve dhe kandidatëve në të gjithë qendrat e numërimit të Qarkut Tiranë.

Më poshtë thuhet se, “Pamjet e kërkuara do të përdoren vetëm për qëllime verifikimi dhe brenda kuadrit ligjor, duke respektuar të gjitha procedurat e kërkuara nga kuadri ligjor në fuqi. Siguroj se i gjithë informacioni i vënë në dispozicion nga ana Juaj do trajtohet me përgjegjësi në përputhje me legjislacionin në fuqi”.-transmeton RTSH.

Deri tani, kur kanë mbetur më pak se 8 mijë zarfe nga diaspora pa u numëruar, Gjylameti qëndron pas Olta Xhaçkës me rreth 100 vota, duke mbetur jashtë listës së fituesve.

Kujtojmë se dyshime për manipulimet e votave brenda listave të partive pranë KQZ-së kanë paraqitur dhe kandidatët e tjerët të PS dhe PD të cilët me të njëjtën arsye kërkojnë videot nga procesi i  numërimit.

Ata janë, Ilir Alimehmeti, Xhemal Qefalia, Shkëlqim Shehu dhe Frrok Gjin.

“Më vini dispozicion pamjet filmike të numërimit në qarkun Tiranë”, kanë kërkuar ata.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme