Gjyqi në Hagë/ Berisha: Rama bënte sikur derdhte lot, por nuk lejonte dënimin e gjenocidit serb

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar kreun e qverisë, Edi Ramën si një armik të Kosovës. Duke u ndalur te seancat që po zhvillohen në Hagë për gjykimin e ish drejtuesve të UÇK-së, Berisha deklaron se Rama nbdonëse bënte sikur nderdhte lot për ta, nga ana tjetër nuk lejonte dënimin e gjenocidit serb. Sipas Berishës, Kryeministri është antishqiptar.
“Këto dy ditë derdhte lot për luftëtarët që gjykohen në Hagë, por në të njëjtën ditë nuk lejonte votimin në parlament të dënimit të gjenocidit serb në Kosovë.
A mundet një shqiptar të mohojë gjenocidin ciklik serb në Kosovë? A mundet një shqiptar të mohojë gjenocidin e vitit 13 në Lumë, Has, Dibër, Tropojë, të certifikuar nga specialistë ndërkombëtarë të kohës? Ky është një antishqiptar që nuk e ka parë toka”, tha Berisha.
Sipas këtij të fundit, një prej arsyeve të emigrimit të shqiptarëve është pikërisht qeveria, e cila vjedh qytetarët. Ish-kryeministri shprehet se vendi ynë është i vetmi në botë, ku qeveria fut 400 milionë për djegësat dhe kreu i prokurorisë thotë se nuk dihet se kush ka firmosur kontratën.
“Shqiptarët ikin sepse i detyron varfëria, i detyron skamja. Kjo varfëri vjen nga vjedhja e tmerrshme që u bëhet nga qeveria e Edi Ramës, nga bashkia e Rexh Byberit, nga çdo bashki socialiste.
KLSH ka gjetur se në 9 muajt e parë të vitit 2022, janë vjedhur 122 miliardë lekë. Kjo është zyrtare.
Po këtu, në këtë vend, është i vetmi vend në botë, ku qeveria fut 400 milionë për djegësat dhe kreu i prokurorisë thotë se nuk dihet se kush i merr, kush e ka firmosur kontratën. Vjedhja ka dalë për fushe, këta nuk kanë asnjë kufi”, shtoi ai.
Berisha tha se Rama sapo mori pushtetin, anuloi ligjin për heqjen e taksave për investimet në zonat malore.
Më tej, duke vënë theksin te 14 Majit, Berisha u shpreh se këto zgjedhje vendore janë më të rëndësishmet që janë zhvilluar nga 1992-shi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



