Godina e re e DRSHTRR Berat, kushte dinjitoze pune dhe shërbim cilësor

Investimi në godinën e re të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor në Berat do të ofrojë shërbime cilësore për 35 mijë drejtues mjetesh. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet për ndërtimin e godinës së re të DRSHTRR Berat, një investim i ri që do të sigurojë kushte dinjitoze pune dhe shërbimi për qytetarët. “Mirëmëngjes dhe me punën që vijon me ritme të larta për ndërtimin e godinës së re të Shërbimit të Transportit Rrugor në Berat, që do të mundësojë kushte dinjitoze pune dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për 35,000 drejtues mjetesh, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama. Godina e re e DRSHTRR Berat do të ketë salla të reja për lejedrejtimet dhe regjistrimin e mjeteve. Po ashtu, investimi përfshin ndërtimin e kapanoneve për kryerjen e identifikimit teknik dhe fizik të mjeteve si dhe zyra shërbimi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




