Goditi me mjet prerës një shtetas, policia e Tiranës prangos 17- vjeçarin

Aktualitet | 3 vite më parë

Policia e Tiranës bëri të ditur se specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin Nr. 2, kanë  arrestuar një të mitur, 17-vjeçar, banues në Tiranë.

Ai akuzohet se ditën e enjte në rrugën “Shefqet Musaraj”, për motive të dobëta është konfliktuar dhe dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë.

“Si pasojë, shtetasi A. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Të arrestuarit i është sekuestruar edhe mjeti prerës (thika) e përdorur gjatë krimit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”- njofton policia.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme