Golemi për RTSH: Shumë shpejt hapet dega e UNED në Gjirokastër

Kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi në një intervistë për gazetaren e RTSH-së Denada Shkodrani, nga Madridi, ka deklaruar se pjesëmarrja e tij në “FITUR”, panairin ndërkombëtar të turizmit, është një mundësi shumë e mirë edhe për qytetin e Gjirokastrës.
Golemi u ndal te bashkimi i kampusit të Gjirokastrës në sistemit europian të UNED, të cilin e konsideroi një lajm shumë të mirë.
“Ndaj lajmin e mirë se së bahsku me kryeministrin, ministren e turizmit, ambasadorin spanjoll, ne filluam dhe punët konkrete për hapjen shumë shpejt të universitetit UNED një degë të tij edhe në Bashkinë e Gjirokastrës, që siç thashë nuk do jetë thjesht për Gjirokastrën, por gjithë regjionin.
Ne si bashki vazhdojmë me marrëveshjen e ambienteve dhe më pas do jetë Ministria e Arsimit së bashku me universitetin UNED që do vijojnë me datat dhe procedurat ligjore”, u shpreh ai.
Turizmi ishte një tjetër pikë në të cilën u ndal kryebashkiaku. Golemi theksoi se 2024 pritet të ketë një numër më të shtuar turistësh jo vetëm në Gjirokastër, por në të gjithë Shqipërinë.
“Ishte një mundësi e mirë sot këtu në këtë panair dhe përfaqësimi i Gjirokastrës.
Vitin që lamë pas qyteti u vcizitua nga më shumë se 80 mijë turistë spanjollë dhe patjetër që këtë vit presim një numër edhe më të shtuar.
Jam këtu për të shfaqur sadopak Gjirokastrën, jo vetëm si bashki, por si qark, si ofertë, me trashëgimi, kulturë, histori”, theksoi ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



