Gramshi turistik, pritshmëri të larta për vizitorët gjatë 2024-ës

Mbi 120 mijë turistë vendas e të huaj e vizituan bashkinë e Gramshit gjatë vitit që lamë pas, shifër kjo e cila pritet të dyfishohet që gjatë sezonit të ri veror. Sipas bashkisë së Gramshit pritshmëritë për 2024-ën janë të larta kjo pasi bashkia është e pasur me vende turistike.
Nga liqeni i Banjës e deri tek ujvara e Sotirës, infrastruktura është e përshtatshme për të mbërritur tek të gjithë destinacionet, por vizitorët duhet të tregohen të kujdesshëm që të marrin informacion e duhur më parë sidomos nëse do të vizitojnë kanionet e Holtës.
Fundjava e gjen të mbushur me turistë edhe liqenin e Banjës.
Falë bukurive që natyra i ka dhuruar, Gramshi mbetet ndër destinacionet më të preferuara në qarkun e Elbasanit për tu vizituar.
Gazetare: Keti Toroveci
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




