Granada humbet ndaj Atletikos, Uzuni 90 minuta në fushë

Spanjë | 3 vite më parë

Atletiko Madrid e nisi me fitore startin e kampionatit spanjoll teksa ditën e hënë, mposhti me rezultatin 3-1 në stadiumin Wanda Metropolitana, Granadën ku aktivizohet Myrto Uzuni. Sulmuesi ishte  ishte në fushë për 90 minuta, por pa ia dalë të gjente rrugën e rrjetës. Ekipi madrilen ishte më kërkues dhe pavarësisht se Granada barazoi në pjesën e dytë me Samu-n, pas golit të parë shënuar nga Morata. Ekipi i Simeones shënoi edhe dy herë të tjera. Pas përfundimit të ndeshjes, paraqitja e Myrto Uzunit u vlerësua me notën 6.4. Një debutim për tu harruar për Granadën, që këtë sezon u bë pjesë e La Liga-s. Javën e dytë, Granada do të presë Rajo Vallecanon, aty ku aktivizohet një  tjetër lojtar i kombëtares shqiptare si Ivan Balliu


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme