Greqi/ Takimi i ndërmjetësuar nga Rama, Tsipras: Pse takimi do mbahet në Tiranë, jo në Bruksel?

Politikë | 6 vite më parë

Bisedimet greko- turke për tensionin në Mesdheun Lindor, mund të organizohen në Tiranë. Ministri turk Cavusoglu, tha sot se do shkonte në Tiranë dhe shpresonte që ftesën ta pranojë edhe ministri grek Dendias. Zërat se rol ndërmjetës ka kryeministri Edi Rama, kanë ngritur debate në Athinë. Partia e ish-kryeministrit Alexis Tsipras, SYRIZA, kërkon informacion nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në lidhje me rolin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në negociatat mes Athinës dhe Ankarasë. SYRIZA kërkon të dijë “pse takimi zhvillohet në Tiranë dhe jo në Bruksel”?

“SYRIZA mbështet rifillimin e bisedimeve me Turqinë. Megjithëse kemi kërkuar informacion mbi vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, ne po mësojmë nga Ministri i Jashtëm i Turqisë për një takim të mundshëm me Ministrin e Jashtëm të Greqisë në Tiranë. Cili është pozicioni i qeverisë në lidhje me një takim të tillë dhe pse duhet të zhvillohet në Tiranë dhe pse jo për shembull në Bruksel?” pyet SYRIZA.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme