Greqi- Vrau kunatin se abuzonte seksualisht me vajzën e mitur, gjykata lë në ‘arrest shtëpie’ autorin, Fatmir Tarellari

Aktualitet | 3 vite më parë

Vrasja e kunatit në Greqi, pasi dyshonte se për 9 vite me rradhë i kishte përdhunuar vajzën e mitur, ka marrë një tjetër kthesë në seancën gjyqësore të zhvilluar të hënën në shtetin helen. Mediat greke raportojnë se 50 vjeçari shqiptar, që vrau në Volos 33-vjeçarin, Erion Pelivani, nga “arrest me burg” është lënë në ”arrest shtëpie” nga ana e gjykatës.

Në seancë autori u përball me akuzën për “vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore”.

Por, në nisje të seancës, në një prononcim për MEGA-n, bashkë-avokati i të akuzuarit, Michalis Vassilikos, i cili së bashku me Alexis Kouya kanë marrë përsipër mbrojtjen e 50-vjeçarit, deklaruan se “autori i dyshuar nuk e pranon akuzën se ka ekzekutuar kunatin e tij me gjakftohtësi.”

Sipas avokatit Kouya, klienti i tij ka deklaruar se “nuk kishte ndërmend të qëllonte askënd”. 

“E thirra atje për ta bërë të tregojë se ka përdhunuar vajzën time. Ai ishte trefishi im. Nuk kishte fare frike nga unë. Nuk më llogariste. Edhe kur m’u afrua kisha frikë se mos më çarmatoste, më godiste dhe më vriste. Në atë moment e qëllova instinktivisht, pa menduar”, ka deklaruar në polici 50-vjeçari, sipas Kouya.

Mediat greke raportojnë se organi akuzës dhe ai i hetimit, nuk ranë dakord mes tyre për rastin e 50- vjeçarit, ndaj do të jetë Këshilli Gjyqësor në Volos që do të vendosë për këtë çështje.

Në këto kushte 50-vjeçari do të qëndrojë në “arrest shtëpie”. Pas vendimit të dhënë nga gjykata, familjarët e Fatmir Tarellarit, autorit të ngjarjes, kanë shpërthyer në lot dhe në duartrokitje.

Ngjarja

Pak ditë më parë në qytetin Volos, Greqi,  Fatmir Tarellari vrau kunatin e tij, pasi e bija i rrëfeu përdhunimet dhe kërcënimet që viktima i bënte vazhdimisht.

33-vjeçari, duke përfituar nga mungesa e prindërve të vajzës në shtëpi, pasi ata ishin në punë, i është afruar fëmijës, duke e ngacmuar fillimisht verbalisht. Më pas ai ka nisur ta përkëdhelë dhe ta prekë në vende intime. Sapo e mitura mbushi 12 vjeç, ai ka vijuar ta abuzojë seksualisht.

50-vjeçari ka 3 vajza nga martesa e parë dhe një djalë nga martesa e dytë. Viktima Erion Pelivani ishte vëllai i gruas aktuale. Protothema

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme