Greqia dhe KE, marrëveshje për rikonstruksionin e tre kampeve për emigrantët

Greqia dhe KE kanë arritur një marrëveshje për rikonstruksionin e tre kampeve për emigrantët në ishujt lindorë të Samos, Kos dhe Leros.
Kjo marrëveshje vjen pas djegies së kampit Moria në Lesbos që la pa strehë rreth 13 mijë emigrantë që kishin mbërritur në brigjet greke dhe kërkojnë azil.
Zjarri ra pikërisht në 9 shtator të këtij viti dhe fillimisht refugjatët u transferuan në kampe të improvizuara të përkohshme. Projekti i fundit për 3 kampet e reja do të financohen tërësisht nga KE dhe menaxhohen nga Greqia.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




