Greqia shtyn bllokadën totale

Greqi | 6 vite më parë

Ndonëse ishte parashikuar që bllokimi i plote  të hiqej më 30 nëntor, Greqia ka vendosur që të shtyjë këtë masë për të frenuar rastet me koronavirus.

Zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas bën të ditur se Greqia nuk do të rihapet ashtu siç ishte plani fillestar.  Bllokimi    do të ketë shtyrje, pasi të dhënat epidemiologjike nuk e lejojnë rikthimin në normalitet. Përsa i përket hapjes së shkollave, vetëm komisioni i specialistëve të epidemiologjisë do të vendosë nëse dhe kur do kthehen nxënësit në shkollë, ku një datë të mundshme për shkollat fillore është 7 dhjetori.

Periudha festive në Greqi do të jetë ndryshe, pasi nuk do të lejohet qarkullimi nëpër qytete, do të ketë orar më të zgjatur ndalim qarkullimi. Po ashtu, për Krishtlindje nuk do të hapen baret dhe restorantet, ndërsa ka shpresë të funksionojnë restorantet për pak orë në mbrëmje, gjatë festave. Zëdhënësi i qeverisë ka theksuar se do vazhdojë mbështetja e punëtorëve dhe biznesit, me 7.5 miliardë euro “të vendosura mënjanë” në buxhet për përballimin e kësaj situate të zgjatur.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme