Gripi i shpendëve dhe murtaja afrikane – Asnjë rast në Shqipëri, monitorimet vazhdojnë

Sa herë dëgjohet të flitet për gripin e shpendëve, natyrshëm të vjen ndërmend rreziku serioz prej infektimit. Në fakt ekspertët mendojnë se ky virus kalon aksidentalisht tek njeriu por pa sjellë asnjë risk real për jetën. Epidemiologu veterinar dhe njëkohësisht pedagog në Universitetin Bujqësor, Kujtim Mersini tha në një intervistë për RTSH-në se jo kushdo që ka simptoma gripi do të thotë se
Ndonëse aktualisht vetëm Shqipëria dhe Mali i Zi nuk janë prekur nga murtaja afrikane e derrave, për profesor Mersinin problematika qëndron diku tjetër.
Sipas epidemiologut veterinar, për murtajën afrikane të derrave nuk ka vaksinë të licencuar, çka do të thotë se ka vetëm dy mënyra, rritja e normës së bio sigurisë nga fermerët dhe asgjësimi 100% I kafshëve në fermën që ka rënë sëmundja si e vetmja formë e minimizimit të përhapjes.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




