Guardiola e pranon, Arsenal është favorit për titullin

Pep Guardiola ka identifikuar detajin për të cilin Arsenal është më mirë këtë vit se Manchester City në garën për titull në Premier League.
Së fundmi Arsenal ka treguar karakter të fortë në minutat vendimtare duke shënuar e duke fituar teksa ndeshja po i afrohet fundit si rasti me Bornemouth, Aston Villa dhe Manchester United. Guardiola mendon se skuadra e tij ka humbur dëshirën për të luftuar në fund në mënyrë që të përmbysi rezultatin ose të fitojë ndeshjen kjo si pasojë e dy titujve të fituar radhazi.
“Arsenal ka vite që nuk e fiton titullin dhe kjo të jep shtysë në ndeshje që kërkojnë një gol në minutën, 93-96 dhe 98. Është diçka që ata e kanë ndërsa ne jo sepse kemi fituar së fundmi 2 tituj njëri pas tjetrit”, u shpreh Guardiola.
“Megjithatë kur më pyesin njerëzit për sezonin aktual unë vijoj t’i them se jemi në garë, jemi sërish mbi 50 pikë të arritura, edhe pse vijmë nga dy tituj të fituar”, do shtonte tekniku katalan pas ndeshjes me Crystal Palace.
Sipas Guardiola-s kjo ndodh gjithmonë “pasi lojtarët kanë tendencë të ulin pak ritmin pas titujve të fituar. Mendoj se Arsenal janë favorite sepse janë në krye. Në këtë kampionat, kur fiton diçka ose fiton shumë, gjëja e parë që dorëzon është vijueshmëria konstante. Megjithatë ne jemi ende atje. Ne garojmë për titullin e kampionatit më të fortë, nuk e di çfarë do ndodh në fund të sezonit por jam i sigurtë që edhe Arsenal e di që ne duam të garojmë deri në fund”.
Manchester city kthehet në fushë të martën përballë Lajpcig për ndeshjen e kthimit në Champions ndërsa Arsenal do përballet me Sporting-un e Lizbonës të enjten, duel i vlefshëm për Europa League. H.M.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




