Guardiola komenton largimin e Klop: Do më mungojë, por tani do

Angli | 3 vite më parë

Mëngjesin e djeshëm, me anë të një njoftimi, Jurgen Klopp tronditi Liverpulin dhe të gjithë botën e futbollit Në fund të sezonit trajneri gjerman do të largohet nga “të kuqtë” pas vitesh suksesi, duke i dhënë fund qëndrimit të tij në Angli pas nëntë vitesh.

Lajmi bëri me shpejtësi xhiron e botës, duke prekur edhe kolegët e Klopp, përfshirë Pep Guardiolën, i cili dje ka dashur të thotë disa fjalë për trajnerin e Liverpool.

“Personalisht do të më mungojë shumë Jurgen. Por më duhet të them që të paktën do të fle më mirë. Netët para se të luaja në Liverpool ishin një makth. U trondita nga lajmi, mendoj se edhe Manchester City po humbet diçka. Nuk mundemi të flasim për periudhën tonë të artë, pa folur edhe për Liverpoolin si kundërshtar”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Manchester City.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme