Gurët në veshka prekin 15% të popullatës, mjeku: Shqiptarët nuk pinë ujë mjaftueshëm

Sociale | 4 vite më parë

Gurët në veshka janë një sëmundje, trajtimi i së cilës në vendin tonë keqmenaxhohet duke bërë që pacientët të humbasin funksionin e këtij organi 15% të rasteve.

Profesor, Myftar Barbullushi, tregon se nga studim i kryer në pacientë e prekur, përtej faktorit genetik, ushqyerja dhe stili i jetesës ka çuar në degradim të funksionit të veshkës. Sipas matjeve të këtij studimi, shqiptarët e prekur konsumojnë shumë pak ujë në ditë.

Profesori thotë 2% janë fëmjë që preken nga guri i cistinës, kryesisht për shkak të faktorit genetic. Mjekët kërkojnë që prindërit të bëjnë kujdes me ushqimet që u japin fëmijëve dhe me faktorët genetik në familje për t’i paraprirë kontrolleve.

Gurët në veshka në vendin tonë merren lehtë por mjekët thonë se janë vetëm maja e ajsbergut, poshtë së cilës fshihen shumë sëmundje.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme