Guvernatori Sejko : Reformat kanë konsoliduar shëndetin financiar të ekonomisë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka deklruar se, “shëndeti financiar i ekonomisë shqiptare është i konsiderueshëm, falë përmirësimeve të vazhdueshme në sektorin e jashtëm, vënies nën kontroll të borxhit publik dhe fleksibilitetit operacional e bilanceve të shëndosha të biznesit shqiptar”.
Zoti Sejko e bëri këtë deklaratë të enjten në një tryezë diskutimi me Bordin Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe drejtues të bankave tregtare.
Guvernatori tha se sektori bankar paraqitet me bilance të shëndetshme dhe me një shkallë të lartë rezistence ndaj goditjeve të mundshme.
Sipas tij kjo rezistencë pasqyron modelin e tij të qëndrueshëm të biznesit, shkallën e lartë të likuiditetit dhe nivelin e kënaqshëm të kapitalizimit.
Zoti Sejko tha se sektori bankar, në tërësi, shfaq një maturi të shtuar e përqasje proaktive ndaj kreditimit të ekonomisë.
“Banka e Shqipërisë mbetet e bindur se sektori bankar do të vazhdojë të mbështesë me fonde e kredi ekonominë shqiptare, gjatë vitit 2023 e në vazhdim”, tha Guvernatori Gent Sejko.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




