Haaland 200, Manchester City bën “poker”

Fitore në transfertë për Manchester City-n që mposht 4-1 Southampton. Fillim i shkëlqyer nga të besuarit e Guardiolës, të cilët menaxhojnë posedimin e topit dhe shtypin “Shenjtorët” në gjysmën e tyre. Megjithatë, mundësitë janë të pakta dhe me kalimin e minutave, të zotët e shtëpisë arrijnë të organizohen më mirë. Në momentin më të mirë të Ëard-Proëse dhe shokëve të tij, mbërrin avantazhi i Qytetarëve: në minutën e 45-të, një krosim nga e majta nga De Bruyne dhe një goditje fituese e Haaland-it të zakonshëm. Kthehen në dhomat e zhveshjes me City-n në avantazh.
Gjërat nuk ndryshuan në pjesën e dytë, me miqtë që vazhduan të shtyjnë. Ishte sërish De Bruyne ai që mori skenën në minutën e 58-të, kur nisi Grealish në të majtë: diagonalja e anglezit u refuzua nga Bazunu, por ish-lojtari i Aston Villa-s arriti ta përfundonte aksionin, 2-0. City argëtohet në fushë dhe në minutën e 68-të vjen goli i tretë. Grealish nga e majta për goditjen e Haaland, që vlente 3-0 dhe goli numër 200 në karrierë për norvegjezin.
Në minutën e 72-të “Shenjtorët” tentojnë të rihapin lojën, me golin e Mara, e cila vlen 3-1, por pak çaste më vonë është përsëri City që gjen rrugën e rrjetës. Në minutën e 75-të Alvarez, i cili zëvendësoi Haaland, shndërroi penalltinë e fituar nga De Bruyne. Manchester City fiton 4-1 dhe rikthehet -5 nga lideri Arsenal. Southampton është ende në vendin e fundit, në 23 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




