“Habilajt e Xibraka janë hetuar e gjykuar me vendime të formës së prerë”, Çuçi: Nuk janë këto çështje për mocion me debat

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi në fjalën e tij në senacën e sotme plenare (18 prill), sqaroi qëndrimin e mazhorancës lidhur me kërkesën e opozitës për mocion me debat.
Çuçi tha se këto çështje tashmë janë ezauruar nga gjykatat dhe debatet parlamentare, përfshi këtu edhe komisionet hetimore.
“Në Konferencën e Kryetarëve ne nuk pranuam as rendin e ditës sespse kjo është një çështje e ezauruar nga organet e drejtësisë dhe në këtë parlament. Po të lexosh kërkesën e bërë nga grupi i PD aty duket qartë që të gjitha referencat lidhen duke filluar nga grupi i Habilajve, e cila është gjykuar nga drejtësia italiane e shqiptare dhe janë marrë vendime të formës së prerë, për të vijuar më pas me Xibrakën e cila është hetuar dhe gjykuar me vendim të formës së prerë. Për ne nuk ekziston një çështje e tillë për mocion me debat”, deklaroi Çuçi duke sjell në vëmendje edhe Komisionin Hetimor të ngritur në parlament në vitin 2018.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




