Halei zotohet të qëndrojë në garë edhe nëse Tramp fiton në New Hampshire

Botë | 3 vite më parë

Nikki Halei (Haley) është zotuar të vazhdojë garën edhe nëse Donald Tramp fiton zgjedhjet e para të GOP në New Hampshire.

Ish-ambasadorja e OKB-së ka përqendruar burime të konsiderueshme në New Hampshire, duke shpresuar të përfitojë nga brezi i pavarur i zgjedhësve. Ajo kërkon të paktën një humbje të ngushtë që të mund ta dëmtojë dominimin e vazhdueshëm të Tramp mbi politikën republikane.

“Unë jam duke kandiduar kundër Donald Trump, nuk po flas për një nekrologji,” u tha Haley gazetarëve në një vend votimi në Hampton.

Pavarësisht se si shkon në New Hampshire, thotë ajo, Halei planifikon të jetë në garën për zgjedhjet paraprake të Karolinës së Jugut më 24 shkurt.

“Kjo ka qenë gjithmonë një maratonë. Nuk ka qenë kurrë një sprint”, tha Halei. AP

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme