Hamilton dhe pasuria e tij

Lewis Hamilton është tashmë 38 vjeç. Piloti i Mercedesit është në qendër të uraganit të thashethemeve për jetën e tij dhe është duke u përgatitur për fillimin e botërorit 2023 të Formula 1. Shtatë herë kampioni i Formula 1 gjen gjithmonë një mënyrë për t’i bërë njerëzit të flasin, për jetën e tij si brenda dhe jashtë pistës së Formula 1. Mediat kanë bërë një analizë të vogël për pasurinë e tij.
Sipas llogaritjeve të deritanishme, pasuria e britanikut ka arritur të kapë vlerën e 334 milionë dollarëve. Sipas revistës Forbes, britaniku fiton rreth 67 milionë dollarë në vit. Ai merr afërsisht 45 milionë dollarë nga Mercedesi, përfshirë këtu edhe bonuset. Por ai ka fitime të mëdha edhe sponsorët e tij të shumtë.
Hamilton ka kryer edhe shumë investime në fusha të ndryshme, nga të cilat përfiton shuma të mëdha. Deri më sot, Leëis Hamilton ka arritur të sigurojë 103 fitore në Formula 1 dhe gjithsej 191 podiume gjatë gjithë karrierës së tij në këtë sport.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




