Hapet gropë në mes të superstradës Lezhë – Milot

Aktualitet | 3 vite më parë

Një fenomen i çuditshëm ka ndodhur në superstradën Milot-Lezhë, në afërsi të  fshatit Gajush, ku është hapur një gropë shembje 50×30 cm, thellësi maksimale rreth 15 cm.

Nuk dihet ende shkaku i dëmtimit të asfaltit në trupin e rrugës.

Nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë janë marrë masa për vendosur patrulla në vendngjarje,  gjithashtu janë njoftuar inxhinieret e firmës mirëmbajtëse të këtij segmenti rrugor të cilët kanë angazhuar menjëherë ekipet e tyre për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme deri në kryerjen e ndërhyrjes së plotë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme