Hapet shkolla e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, Manastirliu: Kapitull i ri në zhvillimin e sistemit arsimor

Aktualitet | 3 vite më parë

Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” është tashmë gati për të mirëpritur nxënësit, teksa është përuruar këtë të enjte (1 shkurt), ku të pranishëm ishin Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, Ambasadori i BE Silvio Gonzato dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kjo shkollë është rindërtuar me mbështetjen e programit EU4Schools, financuar nga BE dhe zbatuar nga UND, ndërsa në fjalën e saj Manastirliu tha se po hapet një kapitull i ri në zhvillimin e sistemit arsimor në vend.

Duke mos lënë mënjanë infrastrukturën fizike si një element shumë i rëndësishëm, Ministrja theksoi se megjithatë fokusi do të jetë te burimet njerëzore. Ajo u shpreh se do të kalohet në një nivel të ri mbështetje për mësuesit.

“Duam të startojmë duke hapur një kapitull të ri të zhvillimit të sistemit arsimor. Duam të investojmë tek e ardhmja, te kapitali njerëzor. Fokusi i Ministrisë shkon përtej vetëm infrastrukturës fizike të shkollës. Patjetër që është një komponent i rëndësishëm, por komponenti i dytë i rëndësishëm është kurrikula e shkollës dhe ne kemi një plan për modernizimin e kurrikulës, por gjithashtu edhe burimet njerëzore dhe këtu dua ta kem fokusin kryesor ku do të kalojmë në një nivel të ri të mbështetjes për mësuesit, të shkallës së kualifikimit të mësuesve, rritjes së pagave dhe krijimi i më shumë mundësive për mësuesit për rritje profesionale. Këtë vit do të jenë 100 objekte shhkollore që do të përfundojnë, që ne i kemi nisur”, tha Manastirliu.

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato, theksoi se Shqipëria ka një potencial mjaft të madh i cili, sipas tij, duhet orientuar në mënyrën e duhur përmes punësimit dhe investimeve që të shohin të ardhmen në vend.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme