Helidon Haliti ekspozitë në Shkodër, piktori i mirënjohur prezantoi 4 cikle në Galerinë e Arteve

Një ekspozitë sa intriguese aq edhe e veçantë u prezantua në mjediset Galerisë së Arteve në Shkodër nga artisti i mirënjohur Helidon Haliti, i cili çeli ekspozitën e tij të parë personale në këtë qytet.
Duke filluar që nga ftesa “Në emër të popullit”, artisti, njëkohësisht kurator i ekspozitës ka befasuar, sfiduar dhe testuar audiencën. Kërkues i palodhur, ekstravagant kokëfortë, ai tërheq, përmes vëmendjes që i jep subjektit dhe personazheve të tij.
Ekspozita “Udhëtarët e kotësisë”, “Faksimile”, “Çapaçulët” dhe “Në akuarel” erdhi me 4 cikle që u prezantuan në salla të veçanta të galerisë.
“Unë e sjellë këtë ekspozitë nga të gjitha dimensionet, nga shtresa e dyshemesë ku derdhen bojërat dhe më pas paleta aty krijoj konfigurime duke filluar që nga figura ime dhe miqtë”, tha piktori Helidon Haliti.
Për cilësitë e artistit u shpreh edhe drejtuesi i galerisë, Fatmir Juka në fjalën e tij para të pranishmëve.
“Atje është një Shqipëri e gjelbër, këtej është një Shqipëri pak e kuqe në të vërtet janë dy ngjyra të cilat quhen komplementare ku në secilën prej tyre ka një simbolik jashtëzakonisht të fortë por mbi të gjitha gjen artistin kontemporan, bashkohor”, tha drejtori i Galerisë se Arteve4 ne Shkodër, Fatmir Juka.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 27 prill.
Gazetare: E. Dyrmishi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




