Helmimi i 41 turistëve polakë, Manastirliu: Ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, kanë dalë nga spitali

Aktualitet | 3 vite më parë

Turistët polakë, të cilët u helmuan mbrëmjen e së premtes (25 gusht) janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë dalë nga spitali.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ministrja falënderoi edhe ekipin mjekësor që trajtoi turistët.

“Mirënjohje ekipeve mjekësore të Urgjencës së Spitalit Vlorë dhe Spitalit Memorial Fier për ofrimin e ndihmës mjekësore në kohë rekord, për turistët polakë, të cilët sot kanë dalë nga të dy spitalet në gjendje të mirë shëndetësore”, shkruan Ministrja.

Turistët, 20 prej të cilëve fëmijë, u paraqitën mbrëmjen e djeshme në spital me çrregullime gastrointestinale.

Ata udhëtuan nga Shkodra drejt Vlorës, ku morën edhe anijen turistike për në Sazan, ndërsa dyshohet se janë helmuar për shkak të ushqimeve të konsumuara në këtë anije.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Vlorë ka gjobitur me 6 milionë lekë anijen turistike, ndërsa janë marrë edhe mostrat e ushqimit për të përcaktuar shkaqet e helmimit të tyre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme