Helmimi nga uji/ Banorët i rikthehen puseve e burimeve natyrale për furnizim, ujësjellësi i Gjoricës ende jo funksional

Sociale | 3 vite më parë

Kontaminimi i ujit të pijshëm në rrjetin e ujësjellësit, i cili shkaktoi probleme shëndetësore te dhjetëra banorë të fshatit Gjoricë në bashkinë Bulqizë, ka bërë që banorët e zonës t’u rikthehen puseve apo burimeve natyrore për t’u furnizuar me ujë të pijshëm.

Ndërmarrja e Ujësjellësit ka ndërpresë furnizimin nga rrjeti shpërndarës prej më shumë se një jave, pasi ishte Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor që kërkoi ndërprerjen e furnizimit me ujë nga rrjeti derisa të zgjidhet problemi në veprën e marrjes, ku dhe u shkaktua ndotja.

Banorët kërkojnë që situata të zgjidhet sa më parë dhe të vendosen roje pranë depove të ujësjellësit, në mënyrë që të mos përsëritet më i njëjti problem.

Dhjetëra banorë të Gjoricës përfunduan fundjavën e kaluar në spital për shkak të konsumimit të ujit të pijshëm, i cili rezultoi i kontaminuar.

Për këtë Prokuroria ka nisur hetimet dhe ka proceduar penalisht shtetasin Kadri Muça, i cili dyshohet se ka montuar një tub me ujëra të ndotura në rrjetin e ujit të pijshëm.

Gazetare: Flutura Tota

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme