Helmohen 9 pushues nga Kosova në Shëngjin. Dërgohen në spital, autoritetet nisin verifikimet

12 pushues në Shëngjin kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës. Dyshimet e para janë se ato mund të jenë helmuar nga preparati i përdorur për dezinfektimin nga mushkonjat, brenda hotelit ku po qëndronin, ndërsa pas trajtimit në spital gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar.
Mjeku infeksionist Martin Marku thotë se pacientet kanë patur simptoma të njëjta, si të vjella, marrje mëndësh, lodhje dhe tension të ulet.
Pas sinjalizimit në lidhje me rastin, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor kanë nisur menjëherë verifikimet.
Në hotelin ku po qëndronin pushuesit janë marrë mostrat e analizave të ushqimeve dhe ujit që kanë konsumuar, përgjigjet e të cilave pritet të dalin brenda javës së ardhshme, çka do të përcaktojnë shkakun e vërtet të kësaj situate.
Gazetar: Norel Zaimi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




