Historia e berberit gjirokastrit 78-vjeçar/ Usta Foto e ushtron zanatin prej 51 vitesh

Foto Mati është një 78-vjeçar nga Gjirokastra që ushtron profesionin e berberit. Prej 51 vitesh ushtron zanatin e berberit. 78-vjeçari Foto Mati është më i vjetri i këtij profesioni në qytetin e Gjirokastrës.
Ai rrëfen plot emocion rrugëtimin drejt kultivimit dhe më tej ushtrimit të këtij profesioni të cilin e ka “vjedhur” nga mjeshtrat më të vjetër duke qëndruar pas tyre.
Usta Foto siç e thërrasin të gjithë ata që e njohin, shprehet se i përket brezit të dytë të berberëve të qytetit.
“I kam shërbyer këtij populli me kënaqësi në çdo kohë. Unë i përkas brezit të dytë të berberëve të Gjirokastrës. Brezi i parë ishte i shkëlqyer, ikën ata e më pas filluam ne”, tregon berberi.
Që prej vitit 1983 punon në berberanën e vet në zonën e Pazarit. Ai tregon se nga duart e tij kanë kaluar shumë personalitete të spikatur të vendit dhe të huaj.
“Më vijnë nga e gjithë bota, nga Australia, Zelanda, Gjermani, Franca apo Holanda dhe Italia. Nga e gjithë bota kanë kaluar në këto duar”, tha ai.
Berberi Mati rrëfen se ka rënë ndjeshëm interesi për ushtrimin e këtyre zanateve pavarësisht se ka mësuar mjaft të rinj që u bënë berberë, pasi për aplikimin e saj duhet të prevalojë dëshira dhe vullneti.
Gazetar: Marjo Merhori
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




