Historia e fermerit në Kukës, pasioni për punën që gjallëron bujqësinë në një zonë të vështirë

Një pamje mahnitëse që duhet ta ketë lakmi gjithkush. Në një hektarë tokë, Osman Elezi ka krijuar një oaz në njërën prej zonave më të bukura dhe pjellore të Kukësit, në shtëpinë dhe tokën e tij dhe të të parëve.
Në pension prej katër vitesh por ka arritur me punë të ndërtojë këtë pemëtore, sigurisht me kontributin dhe ndihmën e djemve dhe familjes së tij.
Këneta dhe kjo vendndodhje ofron shumëçka, jo vetëm për produktin por edhe si mundësi e një hapësirë për çeljen e agroturizmit.
Por për Osmanin pavarësisht këtyre të mirave problemi themelor lidhet me mungesën e dokumentacionit të pronësisë mbi tokën.
Osmani ka vendosur që të zgjerojë fermën e tij, e në një të ardhme jo të largët krahas fidanishtes, bimëve dhe perimeve, te mbarështrojë edhe shpendë apo bletë, një shtysë më shumë për tu marrë me punë e jo vetëm, por edhe për të qenë i qëndrueshëm me shëndetin fizik e mendor.
Gazetar: B. Muçmata
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




