“Historia vazhdon”, Koke rinovon kontratën me Atleticon e Madridit

Mesfushori Koke ka rinovuar kontratën me Atleticon e Madridit. Njoftimi erdhi nga kanalet sociale të klubit “Colchoneros”: kontrata e tij skadonte në fund të këtij sezoni, por prej javësh tashmë flitej për një marrëveshje të afërt për rinovim.
Tashmë ka edhe nënshkrimi, me Koken që është lidhur me Atletico Madridin edhe për një sezon, pra deri në qershor 2025.
I lindur në vitin ’92, Koke është lojtari me më shumë ndeshje në historinë e Atletico Madridit: gjithsej janë 626 ndeshje me fanellën bardhekuqe, një numër dukshëm i destinuar të rritet më tej duke pasur parasysh zgjatjen e martesës. “Historia vazhdon”, shkruan klubi spanjoll në kanalet e tyre sociale.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




