Hitaj: Bardhi bëri autogol. Ai i futi gishtin në sy koleges. Deputetë të PS janë kërcënuar

Politikë | 3 vite më parë

Gazetari Arbër Hitaj, në emisionin ‘3D’ në RTSH, dekaroi se veprimet e dhunshme  të ‘Rithemelimit’ dhe të Gazment Bardhit nuk i kanë sjellë asnjë përfitim opozitës.

 “Ngjarja ishte një autogol për ‘Rithemelimin’ dhe për Bardhin. I futën gishtin në sy koelges. Duhet të kërkosh forcë mendje dhe jo forcë fizike. Ka pasur kërcënime dhe me jetë nga deputetë të ‘Rithemelimit’. Kjo gjë nuk duhet nga zgjedhësit. Ka një përçarje të madhe në PD. Nuk e kuptoj se çfarë mesazhi jep kur zihesh mes vetes. Açka nuk është e PS. Nuk kishte provokim. Duhet të ketë qasje qytetare opozita. Nuk kanë logjikë veprimet e tyre. S’janë normale. Çfarë arritën? Pati reagime edhe nga ndërkombëtarët duke dënuar aktet. Zero përfitim opozita”, tha Hitaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme