Hohmann: Privilegj të punoja për të mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt BE

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann u ka bërë thirrje shteteve anëtare të BE të jenë të përkushtuara e të qëndrojnë pranë Shqipërisë deri në anëtarësimin e saj në këtë organizatë.
Zonja Hohmann e ka bërë deklaratën e saj të martën ndërsa ka kryesuar takimin e fundit të Shefave të Misioneve të BE në Tiranë, në prag të
largimit të saj nga Shqipëria.
“Së bashku, BE dhe Shtetet Anëtare të saj janë të përkushtuara të qëndrojnë pranë Shqipërisë deri në anëtarësimin në BE”, deklaron zonja Hohmann në rrjetet sociale. Ajo ka theksuar se ka qenë një privilegj që të punojë me të gjithë për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.
Ndërsa ka uruar ekipin e Suedisë për punën e shkëlqyer gjatë presidencës, ambasadorja Hohmann është shprehur se marrja e Presidencës së Këshillit nga Spanja vjen në një moment vendimtar për Evropën.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




