Holokausti/ Meta: Krenar për popullin shqiptar, që në periudhën më të errët të njerëzimit mbrojti mijëra hebrenj

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, ka thënë se sot përkujtojnë me nderim miliona viktima të pafajshme të mizorisë së pashpirt të Holokaustit, në mënyrë që antisemitizmi, mungesa e tolerancës, bashkëjetesës, dhe shkeljet e lirive e të drejtave të njeriut, të mos përsëriten kurrë më.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se ndihet krenar për popullin shqiptar dhe kodin e nderit Besa, që në periudhën më të errët të njerëzimit mbrojti mijëra hebrenj të larguar nga vendet e tjera, duke e kthyer Shqipërinë në të vetmin shtet në Evropë ku numri i tyre ishte më i madh pas Luftës së Dytë Botërore se sa para saj.
“Duke dënuar me forcë antisemitizmin, mungesën e tolerancës dhe bashkëjetesës, si dhe dhunimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, të angazhohemi që të tilla tragjedi, gjenocide dhe akte çnjerëzore të mos përsëriten kurrë më”, shkruan Meta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



