Horner i frikësohet rikthimit të Mercedesit: Do jenë të fortë

Formula 1 | 4 vite më parë

Java që të çon në Formula 1 në Çmimin e Madh të Britanisë ka filluar dhe drejtuesit e ekipit janë të etur për të garuar në cirkuitin historik britanik. Mes tyre është edhe Christian Horner, kreu i Red Bull, i cili tha për “Motorsport”: “Unë mendoj se Mercedes do të jetë i fortë në Silverstone. Nuk shoh ndonjë arsye pse ata nuk mund të jenë. Ferrari gjithashtu do të jetë i shpejtë në Silverstone. Për ne mund të jetë një pistë më kërkuese për paraqitjen. Ne kemi fituar shumë gara, por ajo angleze do të jetë e vështirë”.

Ndërsa Ferrari do të jetë në gjendje të llogarisë në një rrotullim më të madh të komponentëve të njësisë së fuqisë për Charles Leclerc edhe Mercedes po përgatitet për përditësime të rëndësishme për Silverstone, Horner preferon t’i mbajë letrat e tij të mbuluara mirë. “Në Britaninë e Madhe – shtoi drejtori i ekipit Red Bull – nuk do të sjellim asgjë të rëndësishme. Do të jetë një zhvillim i moderuar. Elementet ndryshojnë kur vishen. Do të shihni një evolucion të ndryshëm në krahasim me ata që janë parë deri tani”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme